Nuredini: Nëse ka ndonjë përkeqësim të cilësisë së ajrit, pubiku do të informohet menjëherë 

May 31, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot kanë vizituar instalimin e djegur të kompanisë “Pofix” në Tetovë. Gjatë vizitës u takuan me pronarët e kompanisë dhe diskutuan për masat dhe mështetjen e nevojshme për riparimin e dëmeve.  

Ministri Nuredini informoi se me kujdes monitorohen të dhënat për gjendjen e cilësisë së ajrit të ambientit nga stacioni monitorues në Tetovë. Sipas të dhënave për orë, gjatë mëngjesit është vërejtur një rritje e vogël e përqëndrimeve për orë të grimcave PM10, por për momentin nuk ka vend për panik.  

Nëse ka ndonjë përkeqësim të cilësisë së ajrit, publiku dhe komuna do të njoftohen menjëherë për marrjen e masave mbrojtëse.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjenden 520 fidanë kanabis në Lezhë, ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit Zimaj dhe roja i mjedisit

Story i radhës

Niveli botëror me 10 qershor në Uster

Të fundit nga

ShkoLartë