Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini vizitoi vendin e Ohisit ku është paketuar toka e kontaminuar me HCH nga deponia e vogël. Pas kompletimit të të gjitha lejeve të nevojshme për eksportin e dheut, kompania Polyeco ka filluar sot transportin e 127 ton tokë të ndotur me HCH, e cila është paketuar në 7 kontejnerë. Destinacioni përfundimtar i tokës së kontaminuar me HCH është Gjermania, ku do të dorëzohet në një makineri të licencuar për trajtimin e këtij lloji mbetjesh. Me këtë përfundojnë aktivitetet në të cilat UNIDO mori pjesë si agjenci zbatuese.
Agjencia zbatuese UNOPS është përfshirë në realizimin e lotit të dytë me fondet e parashikuara nga Fondi Mjedisor Multi-Partner dhe tashmë janë gërmuar, paketuar dhe transportuar në destinacionin përfundimtar për asgjësim të 480 ton mbeturina HCH nga loti i dytë.
Në periudhën e ardhshme pritet që të fillojnë aktivitetet e pastrimit të lotit të tretë, për të cilin vlerësimi është në fazën përfundimtare pas shpalljes për përzgjedhjen e kontraktorit për pastrimin dhe pritet që procedura të përfundojë së shpejti dhe kontraktori i përzgjedhur të nënshkruajë marrëveshje me UNOPS-in.
Deri më tani janë gërmuar, paketuar dhe eksportuar 960 ton mbeturina HCH, nga loti i parë dhe i dytë, nga të cilat 480 ton tashmë janë djegur.