Sot dua të njoftoj një tjetër sukses të madh investimi. Në seancën e sotme të qeverisë propozim-Projekti për një investim strategjik për qëndrën e skijimit Kodra e Diellit mori dritën e gjelbër. Përpjekjet tona më në fund dhanë rezultate dhe pavarësisht se mbrojmë vlerat natyrore, do të mundësojmë zhvillimin e qëndrueshëm të një qendreje skijimi me famë botërore.
Zhvillimi i qendrës së skijimit Kodra e Diellit ka qenë një ndër prioritetet tona dhe për këtë jam i lumtur të njoftoj se investitori strategjik është një kompani serioze nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin e cila është udhëheqëse botërore në menaxhimin e qendrave të skijimit në disa vende të botës, në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, si dhe ka ekspertizë të njohur në projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit
TechnoAlpin ka dorëzuar një plan ambicioz për zhvillimin, inovacionin dhe rritjen e qendrës së skijimit Kodra e Diellit.
Investimi total është rreth 186 milionë euro dhe përfshin rinovimin e objekteve ekzistuese, instalimin e sistemit të borës artificiale, zgjerimin e zonës ekzistuese të skijimit me objekte dhe shtigje të reja, rinovim dhe zgjerimi i hoteleve, ndërtimi i objekteve të reja hotelierike, ndërtimi i parkingjeve të asfaltuara, shtigjeve për biçikleta dhe krijimi i aktiviteteve të reja rekreative, me të cilat kjo qendër do të ketë mundësinë të llogaritet ndër qendrat më moderne evropiane dimërore.
Investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023 dhe do të realizohet në 6 faza investimi, e para prej të cilave kap vlerën afërsisht 55 milionë euro.
Burimi:________