Nuredini: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes për arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050, por duhet të sigurojmë legjislacion adekuat

May 18, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, me ftesë dhe organizim të Komunitetit të Energjisë, sot në Bruksel mori pjesë si panelist në ngjarjen e nivelit të lartë për Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit CBAM (Carbon Border Adjustment Mechanism), që është në fazën përfundimtare të miratimit nga Parlamenti Evropian.

Në këtë ngjarje, përfaqësues të lartë të Komunitetit të Energjisë shkëmbyen mendime mbi funksionalitetin e mekanizmit CBAM dhe perceptime nëse i njëjti mund të jetë një pykë mosmarrëveshjeje apo një katalizator për Komunitetin e Energjisë.

Në fjalimin e tij, ministri Nuredini iu referua aktiviteteve aktuale në nivel kombëtar në fushën e veprimit klimatik dhe angazhimeve kombëtare për tranzicion të gjelbër të ekonomisë, si dhe arritjes së synimeve për dekarbonizimin e proceseve prodhuese. Ministri Nuredini theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes dhe duke përmbushur qëllimet ambicioze klimatike deri në vitin 2050 të arrijë neutralitetin e karbonit.

Por ai gjithashtu theksoi se si vend kandidat për anëtarësim në BE po përballemi me sfidën e përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së (i cili është dinamik), dhe atë jo vetëm nga pikëmpamja legjislative, por edhe nga pikëpamja administrative dhe teknike, jemi në fazën e krijimit të propozimit për taksimin e karbonit, por jemi përpara një sfide edhe më të madhe, ajo është tranzicioni i drejtë i ekonomisë.

Për këtë arsye e një rëndësie të veçantë do të jetë mbështetja e vazhdueshme nga BE-ja si nga aspekti financiarë ashtu edhe nga aspekti teknik/ ekspert.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parlamenti Evropian do të debatojë për Raportin e progresit të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Kovaçevski: “Ballkan i Hapur”mundësi për investime dhe rritje ekonomike në rajon

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë