NUREDINI: Do t’i mundësojmë Kodrës së Diellit të bëhet qendër e njohur e skijimit ashtu siç meriton të jetë

November 25, 2022
min lexim

Në seancën e sotme të qeverisë propozim-projekti për një projekt investimi strategjik në qendrën e skijimit Kodra e Diellit ka marrë dritën e gjelbër. Është një projekt i madh investimi që është rezultat i përpjekjeve tona për të mbrojtur vlerat natyrore në një mënyrë që përveç mbrojtjes maksimale, të ofrojë kushte për zhvillim socio-ekonomik dhe mundësi që bukuritë tona natyrore të jenë tërheqëse, evropiane dhe për të tërhequr turistë nga e gjithë bota, për t’i sjellë të ardhura shtetit, dhe për qytetarët të hapin vende të reja pune dhe mundësi të reja ekonomike.

Marketing

Gjegjësisht, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi një ofertues serioz për zhvillimin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Duke u nisur nga fakti se turizmi në malet e Maqedonisë, edhe pse ka një trend pozitiv, ka nevojë të madhe për një rinovim masiv të objekteve ekzistuese për të përmbushur standardet aktuale të cilësisë që kërkon tregu, kemi inicuar një studim fizibiliteti për një projekt për rinovimin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Kodra e Diellit në të kaluarën ishte sfidë për emrat kryesorë të sporteve dimërore, por fatkeqësisht mungesa afatgjate e investime ka sjellë një vonesë serioze dhe nënshfrytëzimin e mundësive dhe kapaciteteve të shumta për zhvillimin e turizmit që ofron ky lokalitet malor tejet të vlerësuara si në nivel evropian dhe atë botëror.

Tani mund të shpërndajmë informacionin se kemi marrë një ofertë serioze nga kompania e njohur evropiane nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin, e cila është udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave dhe terreneve të skijimit dhe me përvojë 30 vjeçare, 16 filiale në mbarë botën dhe 600 punonjës. Kjo kompani, pas hulumtimit ofroi një plan ambicioz për zhvillimin, inovacionin dhe rritjen e qendrës së skijimit Kodra e Diellit që karakterizohet nga modernizimi i zonës ekzistuese të skijimit dhe zgjerimi i saj territorial, përmirësimi i infrastrukturës parësore të nevojshme për zhvillimin e zonës, me përmirësimin sasior dhe cilësor të aktivitetit akomodues turistik, me përfshirjen e kapaciteteve të reja për përshtatjen e ofertës turistike me kërkesat aktuale të tregut turistik dhe zgjerimin e tij.

Bëhet fjalë për një partneritet strategjik me qendrën e skijimit Kodra e Diellit me një projekt ambicioz, vlera totale e të cilit është 186 milionë euro dhe që përfshin rinovimin e objekteve ekzistuese, instalimin e sistemit të borës artificiale, zgjerimin e zonës ekzistuese të skijimit me objekte dhe shtigje të reja, rinovim dhe zgjerimi i hoteleve, ndërtimi i objekteve të reja hotelierike, ndërtimi i parkingjeve të asfaltuara, shtigjeve për biçikleta dhe krijimi i aktiviteteve të reja rekreative, me të cilat kjo qendër do të ketë mundësinë të llogaritet ndër qendrat më moderne evropiane dimërore.

Investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023 dhe do të realizohet në 6 faza investimi, e para prej të cilave kap shumën rreth 55 milionë euro.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimarrjes për anëtarësimin

Story i radhës

Policia arreston tre persona të dyshuar për dhunim në Ferizaj e Viti

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë