NUREDINI: Çdo vendbanim duhet të ketë qasje në ujë të pijshëm

1 minut lexim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hisen Xhemaili sot vizituan lokacionin në komunën e Zhelinës, ku ka filluar të ndërtohet rrjeti dytësor i ujësjellësit për kyçjen e banorëve për fshatin Merovë.

Vlera e përgjithshme e projektit është 5.637.230,00 denarë, prej të cilave 5 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit për Menaxhimin e Ujërave për vitin 2022. Kjo është faza e parë e projektit që duhet të pasohet me projektin nga programa e ujrave për 2023 për kaptiminin e ujit dhe që do të mundësoj qasja në ujë të pastër për amvisëritë për vendbanimin e Merovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

J Balvin ka një mesazh emocionues: Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari

Story i radhës

Antonio Guterres i OKB: Duhet moral edhe për të shitur naftë dhe gaz

Të fundit nga