numri nje i stolit te dinamos rezultat i drejte duhet stabilizuar disa gjera 651b186d74184

Numri një i stolit të Dinamos: Rezultat i drejtë, duhet stabilizuar disa gjëra

October 2, 2023
1 minut lexim

Tekniku i Dinamo Cityt, Di Biagio dha mendimin e tij për mediat pas barazimit 1-1 me Vllazninë.

“Fola javën e kaluar për arbitrat dhe nuk mund të flasim për javë. Ndoshta mund të flas pas 2 muajsh për këtë.

Jam i kënaqur me atë që treguan çunat në fushën e lojës. Kemi humbur ne dy pikë. Momentin e penalltisë nuk e diskutoj. Kishim raste dhe humbëm 2 pikë. Duhet të stabilizojmë diçka.

Është fusha ajo që tregon gjithçka. Vllaznia luan futboll të bukur, por edhe me 10 lojtarë tentuam golin. Është fusha ajo që flet dhe rastet, jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në ndeshjet e tjera.

I thashë skuadrës që duhet të jenë të qetë, sepse luajtëm mirë. Ishte e vështirë që t’i jepnim ritëm, pasi kishte shumë lojtarë që shtriheshin në tokë. Jam krenar që ekipi bëri gjithçka dhe atë që i kërkova unë. Për ato që u dhanë në fushë, barazimi ishte rezultat i drejtë” – tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

prisni edhe pak kohe ja cilat shenja nuk do ta kene shkelqimin neser 651b16c6f10aa
Story i mëparshëm

“Prisni edhe pak kohë!”, ja cilat shenja nuk do ta kenë “shkëlqimin” nesër

memelli pas barazimit vllaznia humbi 2 pike sot sakrifikuam ne fushe por nuk fituam dot 651b1b3e6b072
Story i radhës

Memelli pas barazimit: Vllaznia humbi 2 pikë sot, sakrifikuam në fushë por nuk fituam dot

Të fundit nga

ShkoLartë