Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Türkiye rritet në 42.310

February 21, 2023
1 minut lexim

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Türkiyes (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt është rritur në 42.310, raporton Anadolu.

AFAD njoftoi se dy tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u pasuan nga 7.184 pasgoditje.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Adana, Adımay, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elaziğ dhe Şanlıurfa, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, po ashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Türkiyen brenda më pak se dhjetë orë.

AFAD njoftoi se në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301.289 tenda dhe 6.375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Më tej, tha se gjithsej 14.740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

Katër qendra të lëvizshme të shërbimit social u caktuan për përpjekjet e mbështetjes psikologjike të fatkeqësive në Kahramanmaraş, Osmaniye dhe Malatya. Gjithsej 698.244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, me 497.093 në zonën de tërmetit dhe 201.151 jashtë zonës së tërmetit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmetet në Turqi/ Menaxheri i AFAD-it tregon shifrën alarmante të pasgoditjeve dhe bën paralajmërimin e frikshëm

Story i radhës

Ferdinand: Kane do të qëndrojë te Tottenham për një arsye

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë