Numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 gjatë këtij viti është rritur në Kosovë.
Kësisoj është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se 18 mijë e 506 raste janë aktive me COVID.
Komunë e Prishtinës prinë për numrin më të madh të rasteve aktive.
4 mijë e 266 raste me COVID-19 janë aktive në Prishtinë. Kjo komunë vetëm sot regjistroi 181 raste të reja me virus.
Pas Prishtinës, më së shumti raste aktive me COVID ka raportuar Komuna e Pejës, gjithsej 1 mijë e 434 raste, pastaj e Gjilanit 1 mijë e 206, Ferizaj 1 mijë e 127 dhe Prizreni 1 mijë e 28.