Numri i pacientëve rritet çdo ditë, psikiatrja: Çfarë e rëndon shëndetin mendor të shqiptarëve

min lexim

20-25 vizita në ditë kryen mesatarisht një mjek psikiatër në kryeqytet. Mënyra e jetesës së viteve të fundit ka bërë që të rritet numri i personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

‘Së fundmi është vën re një rritje e numrit të vizitave edhe për shkak të gjithë situatës qoftë të termetit të kaluar, të COVID-it, por edhe të ngarkesave, problematikat ekonomike, sociale, politike në vend shoqërohen me stresor që i mbivendosen atyre biologjik që i bëjnë personat që ta vuajnë më shumë problemin e shëndetit mendor”, u shpreh Arjana Rreli, mjeke psikiatër.

Përfshirja e psikologut në shkollë ka ndihmuar në ndërgjegjësimin e të rinjve që të kërkojnë ndihmën e një specialisti”,

‘Duke parandaluar probleme dhe duke i kapur ato që në fillimet e veta, jo vetëm sensibilizojmë gjithë brezin e ri për të patur akoma më pak paragjykim për probleme të tilla, por nga ana tjetër kontribuojmë në një shoqëri më të shëndetshme duke parandaluar probleme më të rënda dhe komplikacionet”, tha ajo më tej.

Shëndeti mendor mund të ndikojë në jetën e përditshme, marrëdhëniet dhe shëndetin fizik.

‘Në kohërat që jetojmë ne patjetër do të kemi ndikime edhe në shëndet mendor. Askush të mos hezitojë të kërkojë ndihmën sa më shpejtë të jetë e mundur. Ndihmë quhet jo vetëm ai për të vajtur me vrap tek mjeku psikiatër, ndihmë është edhe të bisedojmë me njëri-tjetrin, të jemi në krahë të çdokujt që tregon problemet e veta dhe të mos i paragjykojmë”, u shpreh mjekja.

Rritja e rasteve të pacientëve që vuajnë nga çrregullime mendore shoqërohet me mungesë të mjekëve./Euronews

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Çfarë të shohë BE?”, Berisha paralajmëroi protesta, Spiropali: Duhet dënuar me injorim! Prokuroria ta thërrasë kur…

Story i radhës

“Çalimi” i kryetarit Rama / Dorëheqjet e policëve serbë të urdhëruara!

Të fundit nga