Numri i aksioneve të shitura nga Musk që kur vendosi të blejë Twitterin shkoi në 20 miliardë dollarë

November 9, 2022
1 minut lexim

Elon Musk shiti edhe 3.4 miliardë dollarë aksione të tjera në Tesla sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë.

Musk ka shitur 20 miliardë dollarë aksione të Tesla këtë vit, shumica e të cilave shkuan për financimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë.

Musk shiti 8.4 miliardë dollarë aksione në Prill dhe 6.9 miliardë dollarë të tjera në Gusht. Pas shitjes së aksioneve në Prill ai shkruante në Twitter se “Nuk janë planifikuar shitje të tjera aksionesh të Tesla për ditën e sotme.”

Të njëjtën gjë tha se në shitjen e muajit Gusht.

Twitter ka qenë në vështirësi. Disa reklamues të mëdhenj kanë ndërprerë reklamimin në Twitter për shkak të ndryshimit të pronësisë. Musk u takua vetë me disa reklmaues por raportohet se rezultati i takimit ishte aq i keq saqë disa reklamues vendosën të hiqnin dorë nga ai moment.

Disa komente që Musk ka bërë javët e fundit kanë lënë shije të keqe tek reklamuesit. Twitter nuk është një biznes fitimprurës dhe mbështetet tek reklamimi për pjesën më të madhe të të ardhurave.

Gjithashtu duhet të paguajë 1 miliardë dollarë interesa lidhur me borxhin që Musk mori për blerjen e tij. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi: Industria ushqimore, shkollat fillore dhe të mesme, ujësjellësit do të kenë çmim më të lirë të energjisë

Story i radhës

Orce Kamçev në liri, 4 muaj më herët

Të fundit nga

ShkoLartë