numerohen 79 08 e kutive te votimit ne vend ps kryeson me 82 mandate pd 52 68227d3f1f932

Numërohen 79.08% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52

May 13, 2025
1 minut lexim

Deri në orën 23:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4225 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Deri tani PS prin me më shumë se 200 mijë vota para, teksa kanë mbetur dhe 1 mijë qendra votimi për t’u hapur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ahmeti pjese e akademise perkujtimore te veprimtarit kombetare fadil vata 682277e30c9fb
Story i mëparshëm

Ahmeti pjesë e akademisë përkujtimore të veprimtarit kombëtarë Fadil Vata

fasada rrezikon kalimtaret ne dardani qytetari raporton incidentin ne polici 682286de32475
Story i radhës

Fasada rrezikon kalimtarët në Dardani – qytetari raporton incidentin në polici

Të fundit nga

ShkoLartë