Janë numëruar 1083 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 142239 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 90 870 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 10,112 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 9,450 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 6843 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 3,282 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 90.870 vota
Lëvizja Bashkë 3,282 vota
Lëvizja Atdheu 330 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik 2,622 vota
Partia Socialiste e Shqipërisë 142,239 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 9,450 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 518 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re 186 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 931 vota
Partia Mundësia 6843 vota
Partia Socialdemokrate 10,112 vota
Burimi: botasot.info