numerimi i votave drejt fundit lvv 44 11 pdk 20 80 dhe ldk 17 11 6a2d2794c55bf

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

June 13, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.

Sipas të dhënave të fundit, në QKN të Prishtinës janë procesuar 214 nga gjithsej 262 vendvotime. Në nivel vendi, nga 38 qendra komunale, janë përfunduar 2,450 nga 2,498 vendvotime, që përbën rreth 98.08% të procesit të përgjithshëm të numërimit.

KQZ ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në disa komuna të vogla, ndërsa në komuna më të mëdha numërimi është në fazat përfundimtare, sipas kalendarit të përcaktuar.

Rezultatet e përkohshme të partive kryesore (ora 10:45), sipas platformës zyrtare të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 44.11% | 50 ulëse (311,946 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.80% | 23 ulëse (147,079 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.11% | 19 ulëse (121,000 vota)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7.07% | 8 ulëse (50,026 vota)

Lista Serbe – 6.05% | 9 ulëse (42,753 vota).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

uraniumi irani shkaterron tunelet ku fshihen materialet berthamore 6a2d230634169
Lajmi i mëparshëm

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

mbi 1 400 vepra penale ne maj qindra te arrestuar ne tirane 6a2d2813dfe6c
Lajmi i radhës

Mbi 1.400 vepra penale në maj, qindra të arrestuar në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë