Numër i ulët i nxënësve në vit të parë! Mbyllet një paralele në Gjimnazin “Drita” në Kërçovë

1 minut lexim

Viti i ri shkollor 2024/25, në gjimnazin “DRTIA” të Kërçovës filloi me një paralele më pak, për shkak numrit të vogël të nxënësve. Në vitin e parë janë regjistruar vetëm 136 nxënës. Madje MASH ka kërkuar që nga 5 paralele, të hiqen 2, por  me insistim të komunës është hequr vetëm një dhe tani kanë mbetur 4 paralele.

Ulja e numrit të paraleleve rrezikon mësimdhënësit të m3besin pa punë, por për momentin vetëm se është zvogëluar numri i orëve mësimore.

Gjimnazi i Kërçovës për momentin gjithsej numëron 540 nxënës . Sa i takon mungesës së librave drejtori Ahmeti tha se më shumë mungesë ka në drejtimin profesional, në atë të mjekësisë dhe elektroteknikës, dhe pritet që deri ka mesi shtatorit të furnizohen edhe ato libra.  

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Story i radhës

Panik në Vlorë/ Shpërthen në flakë apartamenti i të moshuarve, ja çfarë dyshohet

Të fundit nga