Nuk votohet propozimi për rritje të subvencionit për racionin studentor

December 13, 2022
1 minut lexim

Shkup, 13 dhjetor – Propozim ligji i dorëzuar nga deputetët e VMRO – DPMNE-së për rritje të subvencionit për racion studentor nga 120 në 160 denarë, nuk ka kaluar në seancën e sotme në Kuvend. Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Bojan Stojanovski tha se, ata ofrojnë zgjidhje konkrete dhe se ka mjete në buxhet për këtë. Ai u bëri thirrje deputetëve që menjëherë të votojnë nevojën për këtë ligj përmes komisioneve parlamentare të votohet zgjidhje ligjore me të cilën deri në fund të vitit, në vend se 120 denarë, të marrin 160 denarë për racion studentor.

 

“Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së dorëzoi mbi 5 apo 6 amendamente që duhej të përmirësojnë drejtpërdrejt standardin studentëve. Kishte amendamente për rikonstruim të konvikteve studentore, efikasitet energjetik të konvikteve studentore, për përmirësim të standardit studentor, diçka që pa përjashtim shkurtohet gjithkund në këtë buxhet. As ato 120 denarë nuk i kishit parashikuar në buxhet, por me ndërhyrje të amendamenteve i keni përfshirë në buxhet”, tha Bojan Stojanoski, VMRO – DPMNE.

Ndërkohë, në seancën e sotme, Kuvendi votoi nevojën për miratimin e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar të propozuara nga Qeveria, në mesin e të cilave edhe ligjin për realizimin e buxhetit për vitin 2023.

Kujtojmë se, komisioni amë dje përfundoi diskutimin e amendamente për propozim buxhetin për vitin 2023. Për propozim buxhetin u dorëzuan gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 nga VMRO – DPMNE. Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por të ndryshuara dhe disa nga propozuesit i tërhoqën amendamentet.

Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Milani mundet dyfish nga Arsenali në turneun e çuditshëm

Story i radhës

Dardanët me kampanjë për t’ju bërë dhurata fëmijëve në nevojë për festat e fundvitit

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë