nuk vjen shik ne tirane lista e cekise per shqiperine mungon sulmuesi kryesor 651b344a2840c

Nuk vjen “shik” në Tiranë, lista e Çekisë për Shqipërinë, mungon sulmuesi kryesor

October 2, 2023
1 minut lexim

Çekia është në rrugën e mbarë për t’u kualifikuar në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga Sylhavi renditet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 pikë më pak se Shqipëria.

Kjo përfaqësuese do të përballet me kuqezinjtë me 12 tetor në transfertë, ndërsa 3 ditë më pas pret Faroe Islands. Tekniku i Çekisë, Sylhavi ka publikuar listën, teksa për shkak dëmtimi mungon sulmuesi Leverkusen, Schick. Pa këtë lojtarë, kjo përfaqësuese mbetet sërish e fortë, por shpresojmë që ekipi të mos jetë…”shik”.

Në skuadër, tekniku ka thirrur shumë lojtarë nga kampionati vendas, si portieri Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Chorý (FC Viktoria Plzeň) apo edhe Tomáš Vlček (SK Slavia Prague).

LISTA E PLOTË E ÇEKISË:

Portierë: Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Koubek (FC Augsburg), Matěj Kovář (Bayer 04 Leverkusen), Matouš Trmal (FK Mladá Boleslav).

Mbrojtës: Martin Frýdek (FC Luzern), Robin Hranáč (FC Viktoria Plzeň), Jakub Jugas (Cracovia), Aleš Matějů (Palermo FC), Lukáš Masopust (SK Slavia Prague), Filip Panák (AC Sparta Prague), Tomáš Vlček (SK Slavia Prague), Tomáš Wiesner (AC Sparta Prague), Jaroslav Zelený (AC Sparta Prague), David Zima (FC Torino).

Mesfushorët: Pavel Bucha (FC Viktoria Plzeň), Lukáš Kalvach (FC Viktoria Plzeň), Jakub Pešek (AC Sparta Prague), Pavel Šulc (FC Viktoria Plzeň).

Sulmues: Tomáš Chorý (FC Viktoria Plzeň), Vasil Kušej (FK Mladá Boleslav), Jan Matoušek (Bohemians Praha 1905), Tomáš Pekhart (Legia Varshavë).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

projekti i ri i yll limanit per kon je zbukuru publikohet te premten 651b32e33f894
Story i mëparshëm

Projekti i ri i Yll Limanit “Për kon je zbukuru” publikohet të premten

e rende denoncoi krimin gazetarja bezat merr kercenim live ne emision 651b34512acfe
Story i radhës

E rëndë! Denoncoi krimin, gazetarja Bezat merr kërcënim live në emision

Të fundit nga

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë