Vdekja e babait të tij, Erasmo, e preku shumë familjen e Arturo Vidal. Megjithatë, mesfushori i Flamengos nuk shkoi në Kili për të marrë pjesë në funeralin e të atit, por preferoi ta ndiqte ceremoninë me video në telefon.
Varrimi u bë dje të (enjten), një ditë pas ndeshjes së parë të Kupës së Brazilit, të cilën ish-lojtari i Juventusit dhe Interit e luajti rregullisht (ai hyri në fushë në minutën e 20′ të pjesës së dytë).
Klubi i kishte dhënë mesfushorit një ditë shtesë pushimi dhe e autorizoi të anashkalonte ndeshjen për të udhëtuar në Kili, por Vidal vendosi të mos e bënte diçka të tillë.
Marrëdhëniet mes lojtarit dhe të atit të tij kanë qenë gjithmonë të trazuara, me Vidalin që nuk e kishte falur kurrë plotësisht babanë për faktin që e kishte braktisur familjen në rininë e tij.