Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, Villma Ruskovska ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut nuk respektohen ligjet dhe shpesh keqpërdoren funksionet.
Në lidhje me korrupsionin ajo tha se në shtet ka shumë korrupsion.
“Po punojmë në mënyrë intensive dhe japim gjithçka nga vetja. Po marrim informacione gjithandej, MPB, antikorrpusioni, policia financiare, ndërsa hapim lëndë edhe në bazë të zërave publik”, ka thënë Ruskovska për TV24, përcjell SHENJA.