“Nuk po qarkullojnë viroza të tjera, vetëm Covid-19”/Epidemiologia: Me ardhjen e vjeshtës situata mund të agravohet

September 27, 2023
1 minut lexim

Nuk ka asnjë virus tjetër gripi në qarkullim veç Covid 19. Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se në vend nuk po qarkullojnë viroza të tjera, por vetëm covid-19 i cili gjithsesi nuk shkakton pasoja të rënda si ato të 2-3 viteve më parë.

Asnjë i prekur nga Covid 19 nuk ndodhet në reanimacion.

Covid-19, po qarkullon në vend që prej muajit gusht dhe sipas mjekëve epidemiologë ai ka prekur të gjitha grup-moshat përfshirë edhe foshnjet.

Me ardhjen e vjeshtës dhe afrimin e dimrit, situata mund të agravohet sipas mjekes edhe për shkak të gripit të stinës paralelisht me covid-19.

Sa i përket variantit të ri X, i cili po shkakton shqetësim tek shkencëtarët për shkak të numrit të madh të mutacioneve dhe është përhapur në disa vende të botës, epidemiologia tha se nuk dihet ende nëse ka hyrë në Shqipëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blinken dhe Aliyev diskutojnë për situatën në Karabak

Story i radhës

Tensionet në veri, diplomatja: Vuçiq i rrezikshëm, ka rimbjellë farën e nacionalizmit në Serbi

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë