Pas konfirmimit të Kombëtares së Kosovës se Edvin Kurtulus ka vendosur të përfaqësojë Suedinë, ka ardhur edhe reagimi nga vet lojtari.
Kurtulus përpos që e braktisi Kosovën, tani ka shkuar edhe më largë. Menjëherë e ka fshirë emrin e Kosovës nga Instagrami i tij, ku e kishte të theksuar se e përfaqësoon Kosovën.
Ai në biografinë e shkurtër në profil shkruante se luan për Hammarbyn dhe Kosovën, kurse para pak çastesh e ka fshirë emrin e Kosovës, duke e lënë vetëm atë të ekipit suedez.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2022/May/27/auto_991653658717.jpg)
Mbrojtësi 22-vjeç deri më tani ka luajtur për ekipin e shpresave të “Dardanëve”, Kosovën U-21. Madje ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.