Nuk paraqitet në emision, kjo është gjendja shëndetësore e Beatrix Ramosajt

1 minut lexim

Emisioni “Fan Club Big Brother VIP” është emisioni i parë i cili mirëpret banorët e larguar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të bërë intervista ekskluzive me ta.

Ditën e sotme, e ftuar, përveç Dj Dagz dhe Xheisarës supozohet të ishte e larguara e fundit e shtëpisë, këngëtarja Beatrix Ramosaj. 

Megjithatë, moderatorja, Dojna Mema ka bërë lajmërimin se ajo nuk mund të ishte pjesë e intervistës së sotme.

Ajo theksoi se Beatrix nuk është në gjendje të mirë emocionale dhe është shumë e ngarkuar, por do të vijë sapo të ndihet më mirë.

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”

Beatrix nuk ka qenë aktive as në rrjetet sociale dhe nuk ka postuar asgjë që nga dalja e saj mbrëmjen e së premtes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blinken mbi kohën e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë

Story i radhës

Ky është rezultati i Dritës ndaj skuadrës nga Superliga e Ukrainës

Të fundit nga

Parashikimi motit

1 Shkup, 21 nëntor – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu,