“Nuk ngrihet komisioni për qejfet tuaja”/ Balla tregon pse u rrëzua për herë të tretë kërkesa e PD për investimet strategjike

min lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së ka sqaruar sot në Kuvend se pse u rrëzua për të tretën herë kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni për Investimet Strategjike.

Sipas Ballës, objekti i Komisionit Hetimor, duhet të respektojë norma kushtetuese dhe se nuk duhet të cenojë pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.

“Nuk ngrihet një komision hetimor për çfarë keni qejf ju. Objekti i komisionit hetimor duhet të respektojë normat kushtetuese duke mos cenuar pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera. E drejta e 35 deputetëve nuk mund për jetë e pakufizuar. Ekzistenca e një kufizimi të tillë është e kuptueshme dhe buron nga dispozita të tjera. Nga detyrimi për t zbatuar këtë parim nuk përjashtohet askush. Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që mos të hyjë në veprimtarinë e organeve të tjera. Ky instrument nuk mund të përdoret në mënyrë abuzive. Ushtrimi i këtij mjeti juridik për ato çështje dhe ato pushtete mund ta ketë të pamundur ushtrimin e kontrollit. Jemi në fazën që ligjin ta përputhim me vendimet e GjK. Një hetim sipas objektit e deformon natyrën kushtetuese të funksionit të kontrollit parlamentar“, tha Balla.

Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike u rrëzua të hënën për të tretën herë në Konferencën e Kryetarëve. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“E vetmja që kam ardhur më vizë”, Osmani në Samitin e BE: Jemi të izoluar në zemër të Evropës

Story i radhës

Makina e re elektrike e Volvo ka 884 kuaj fuqi, debuton në 2024

Të fundit nga