Ish-konkurrentja e Për’puthen Mikel Pupa ka folur për herë të parë në lidhje me arsyet e ndarjes nga Erion Kukaj.
Ashtu siç u shpreh Erioni pak ditë më parë, edhe Mikela tha se distanca ka qenë një nga arsyet kryesore të ftohjes së raporteve mes saj dhe ish-konkurrentit të Për’puthen.
“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty”– tha ajo gjatë një interviste për “Top Albania Radio.”
Ndërsa shpjegoi arsyet e ndarjes Mikela tha se ajo nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje…”- tha ajo, duke lënë të kuptohet që Erioni ka zgjedhur karrierën para saj.
Edhe Erioni pak kohë më parë përmendi edhe sherret e ashpra në “listën” e arsyeve të ndarjes.
“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- tha Erioni.
Gjithashtu ai zbuloi edhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me Mikelnë, për të cilat tha: “Janë disa tone të ngritura lart dhe disa fjalë të thëna në nerva e sipër nga ana e të dyve.”