Nuk ndalet Rusia, godet me raketa një anije të huaj tregtare

April 5, 2022
1 minut lexim

Një anije tregtare me flamur të huaj, është goditur nga një raketë ruse në qytetin port të Mariupol të rrethuar në jug të Ukrainës.

Kështu tha sot një zyrtar ukrainas, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ukraina tha se po përgatitej që rreth 60,000 rezervistë rusë të thirreshin për të përforcuar ofensivën e Moskës në lindje, ku objektivat kryesore të Rusisë kanë përfshirë Mariupolin dhe Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Dhoma e motorit të anijes së ngarkesave me flamur Dominika Azburg u godit nga një raketë e lëshuar nga marina ruse vonë të hënën, tha Viktor Vyshnov, nënkryetari i Administratës Detare të Ukrainës.

“Anija u dogj dhe të 12 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në një anije tjetër. Një anëtar i ekuipazhit kishte nevojë për ndihmë mjekësore që iu dha dhe ai u evakuua”, tha ai për Reuters.

Ai tha se nuk e dinte nëse anija po transportonte ndonjë ngarkesë.

Kompania britanike e sigurisë Ambrey Intelligence, tha se anija mbërriti në Mariupol më 23 shkurt dhe nuk ishte në gjendje të largohej nga ujërat e Ukrainës për shkak të mbylljes së portit./Botasot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shenjat e horoskopit që kanë një bukuri unike!

Story i radhës

Qeveria e ka miratuar planin vjetor të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Të fundit nga

Pa pritje e kolona në pikat kufitare

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka kolona dhe pritje në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës.

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3
ShkoLartë