nuk mundeni o te nderum reagimi i rron gjinovcit per gjykaten speciale dhe gjykaten supreme 68788ca1790a7

“Nuk mundeni o të nderum…”/ Reagimi i Rron Gjinovcit për Gjykatën Speciale dhe Gjykatën Supreme

July 17, 2025
1 minut lexim

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve kontradiktore të disa individëve dhe grupeve lidhur me sistemin gjyqësor në Kosovë, veçanërisht në raport me Gjykatën Speciale dhe Gjykatën Supreme.

“Çohën e shajnë, shpifin, çka nuk thonë kundër Gjykatës Speciale, që është e përcaktume në Kushtetutë si pjesë e specializume e gjyqësorit kosovar me seli në Hagë. E mandej thojnë: s’bon me kontestu vendimin e Gjykatës Supreme,” ka shkruar Gjinovci, duke nënvizuar paradoksin në trajtimin e institucioneve të drejtësisë.

Ai shton se nuk është e drejtë që dikush të zgjedhë selektivisht cilat vendime apo institucione gjyqësore t’i respektojë dhe cilat t’i sulmojë: “Nuk mundeni o të nderum me zgjedhë cilën pjesë të gjyqësorit bon me sulmu e cilën jo.”

Deklarata e Gjinovcit vjen në një kohë kur debati rreth vendimeve të Gjykatës Speciale dhe të drejtësisë në përgjithësi ka marrë hov në opinionin publik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi i dates 17 korrik 2025 687879a4402f5
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi i datës 17 korrik 2025

honda type r mund te jete nje veture elektrike 68788d547fdf8
Lajmi i radhës

Honda Type R mund të jetë një veturë elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë