“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit”, Peleshi: Mos nëpërkëmb procedurat/ Reagon Tabaku: Jo proces fasadë

September 30, 2024
1 minut lexim

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, ku opozita ka paraqitur shqetësimet e saj lidhur me procesin e integrimit, në një kohë që në 15 tetor Shqipëria hap kapitullin e parë të negociatave me BE-në.

Pas një deklarate të kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku, e cila u konsiderua si qëndrim politik nga mazhoranca, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, tha se askush nuk mund të nëpërkëmbë procedurat.

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur. Më vjen keq ta them por kjo nuk është qytetare”, tha Peleshi, i cili kërkoi nga opozita që të mbështesë procesin e integrimit, veçanërisht në një moment historik si ai i hapjes së kapitullit të parë të negociatave me BE.

Në të njëjtën linjë me Peleshin, ishte edhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj. Ajo tha se kjo ëhstë hera e parë që Kuvendi diskuton mbi një procedurë të tillë, që ka një rol të tillë, dhe fatkeqësisht dështoi praktika e mirë që mund të aplikohej.

Çdo deklaratë politike mund të ishte bërë kudo tjetër, por jo në mbledhjen e këtij Komisioni. Kjo mbledhje do të duhej që të zhvillohej brenda konfidencialitetit që e parashikon ligji dhe rregullorja.

Për fat të keq vijuat me deklaratat tuaja politike, për këto arsye Ju kërkoj që të zbatoni rregulloren dhe të merrni masa që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura”, tha Gjonaj.

Në përgjigje të ligjvënësve socialistë, Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, tha se opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit, pasi kjo është në të mirën e shqiptarëve. Tabaku tha se kurrë nuk do të ndodhë që opozita e sotme të bllokojë proceset sikundër veproi PS kur ishte në opozitë që kushtëzoi mbështetjen e saj për integrimin me Kryetarin e Qarkut të Fierit. Tabaku tha se opozita s’mund të pranojë procese fasadë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rafuna: Qeveria me urgjencë të hartojë një strategji për parandalimin e ikjes së rinisë nga Kosova

Story i radhës

Policia në Ferizaj heq 12 patentë-shoferë, shqipton mbi 1500 gjoba

Të fundit nga

ShkoLartë