Reperi shumë i dashur nga publiku, Lyrical Son ka folur mbi zhvillimet e fundit në karrierën e tij, por edhe në jetë.
I ftuar në emisionin “Barber Shok”, ai u shpreh se sot skena shqiptare numëron aq shumë reperë të rinj, sa edhe nuk i njeh më me emra.
“Nuk njoh reper shumë të ‘sëmurë’ që është reper shumë i mirë edhe që është ‘gangster’, ndoshta ka se tash unë jam shumë larg po mi përmendin disa emra të rinj që nuk po i njoh. Se s’jam në rrjedha, por po flas për gjeneratë timen, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper. Sepse nuk mundesh, duhet të zgjedhësh rrugën ose skenën”, tha Lyrical Son.
Kujtojmë që kënga e tij më e fundit është “Ndalma” në bashkëpunim me Alban Skënderajn, e cila ka vetëm 12 ditë që është publikuar dhe numëron mbi 3 milionë klikime.