Nuk mjafton goli i Xhakës, Sportingu fiton me penallti ndaj Arsenalit

March 16, 2023
1 minut lexim

Sportingu i Lisbonës me penallti kualifikohet në çerekfinale të Europa League në futboll.  

Sporting ka shënuar fitore me penallti me rezultat 5:3 ndaj Arsenalit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates”.

Kapiteni Granit Xhaka ashtu si di ai në minutën e 19-të, nga rreth 11-12 metra, me goditje të fuqishme i ka kaluar në epërsi (1:0) “Topçinjtë”.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesë së parë.

Futbollisti Pedro Goncalves ka shënuar gol spektakolar në minutën e 62-të.

Ai me një goditje prej më shumë se 40 metrave ka parabolluar portierin e Arsenalit, Ramsdale, duke barazuar rezultatin 1:1.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, për faktin se sfida e parë në Lisbonë kishte përfunduar baras (2:2).

Në minutën e 98-të, Leandro Trossard (Arsenal) i pafat, shtylla ia mohoi golin.

As vazhdimet nuk sollën fitues, penalltitë përcaktuan kualifikuesin. 

Për Arsenalin shënuan nga penalltitë: Odegaard, Saka, Trossard; dështoi Martinelli dhe për Sportingun realizuan: St. Juste, Esgaio, Inacio, Arthur Gomes dhe Santos. 

Skuadra që u kualifikuan në çerekfinale të Europa League: Sporting, Royale Union SG, Manchester Utd, Feyenoord, Juventusi, Bayer Leverkuseni, Roma dhe Sevilla.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ilir Meta e bëri fakt dhe dorëzoi listat, vazhdon Bylykbashi: Këshillat, me listë të përbashkët

Story i radhës

“SPAK, e vetmja komardare që na ka mbetur”, Minxhozi: Sistemi është në kolaps, zgjedhjet nuk…

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë