Nuk miratohen afatet për zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Duhet të presim

min lexim

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur akuzave të opozitës pas ndërprerjes së mandatit të Fredi Belerit. Kryekomisioneri deklaroi se ka vepruar drejtë në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Po ashtu Celibashi u ndalë të fliste edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Himarë dhe mos miratimin ende të afateve procedurale nga komisioni rregullator.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka miratuar afatet procedurale për regjistrimin e partive dhe kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të bashkisë në Himarë. Por a do të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve më 4 gusht vendimi i komisionit rregullator për të mos e miratuar këtë projektvendim. 

“Do të duhet të presim ditët në vijim se çfarë impakti ka akti i komisionit rregullator dhe mandej do duhet të presim çdo reagim tjetër qoftë juridik dhe ligjor, në lidhje me këtë çështje po dhe me çështje të tjera që lidhen përgatitjet dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës”,-tha Celibashi.

Pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, opozita hodhi akuza për mos kompetencë të këtij institucion për të vepruar, pasi sipas tyre duhet të shkarkohej nga qeveria. Për këtë Ilirjan Celibashi ka këtë përgjigje:

“Natyrisht që jo dhe për këtë kam gjithë bindjen për drejtësinë e asaj vendimmarrje dhe bazueshmërinë e asaj vendimmarrje. Për saktësi, vendimi i komisionerit shtetëror nuk është vendim për të shkarkuar zotin Belerin, nuk bazohet në ligjin për organet e qeverisjes vvendore dhe për sjelljen e përfaqësuesve të organeve të qeverisjes vendore por bazohet në ligjin e dekriminalizimit. Kemi vendosur pavlefshmërinë e mandatit të fituar”.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kalojë rastin e kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, nën dyshimin se nuk deklaruar në formularin e dekriminalizimit hetimin nga prokuroria dhe Gjykata e Firences për trafikimin e lendeve narkotike te llojit marijuanë. 

Story i mëparshëm

Çairi përkujton gjenocidin e Srebrenicës/ Homazhe përkujtimore në memorialin e Çairit

Story i radhës

Medvedev: Moska duhet të synojë zhdukjen e Ukrainës dhe NATO-s

Të fundit nga