“Nuk më pyeti askush për drejtorin e ri të ASK-së” | Spasovski: Rasti Onischenko dëmtoi imazhin e shtetit

1 minut lexim

Dhënia e nënshtetësisë oliugarkut rus, Onischenko, për Mnistrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, paraqet një rast të rëndë që dëmton imazhin e shtetit duke rrezikuar edhe marrëdhëniet me partnerin më të fuqishëm strategjik, SHBA-në.

“Pres që hetimi ta zbulojë deri në fund se çfarë ka ndodhur në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për cilat janë arsyet që kanë ndodhur”, tha Spasovski.

I pyetur për emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, Spasovski u shpreh se atë nuk e ka pyetur askush edhe pse vetë gjykoi se është dashur ta japë edhe ai mendimin e vet për atë çështje.

“Unë kam pasur mendimin tim në lidhje me këtë çështje dhe këtë e kam thënë në seanca në biseda e kështu me radhë. Unë në asnjë moment nuk kam marrë pjesë aspask në përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të ASK-së. Se a është dashur të marr pjesë apo të më pyesin për këtë, si Ministër i Punëve të Brendshme mendoj se është dashur, por megjithatë ato janë vlerësime që i bën Kryetari i Qeverisë”, deklaroi Oliver Spasovski.

Spasovski gjithashtu theksoi se është në dijeni se çfarë ka ndodhur gjatë raportimit në Kuvend të ish kreut të ASK-së, Dimovski, kur dolën materialet nga seanca që llogaritej si e mbyllur.

“Nëse më pyesni a jam në dijeni, po, i di detajet se çfarë ka ndodhur, por këto nuk mund t’i them publikisht”, theksoi Spasovski.

SIpas tij, hetimi në ASK do të sqarojë gjithçka dhe nëse vërtetohen shkeljet, ai është dakord që të ngirhen edhe procedura kriminale ndaj atyre që i kanë bërë këto shkelje./KlanMacedonia

YouTube video
Story i mëparshëm

Kreu i SPAK përplas Ramën me Kim/ Analiza në Top Story: Proces i pavarur, i varur nga qeveria apo nga SHBA?

Story i radhës

Austria mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj për në BE

Të fundit nga