“Nuk më ofruan role sepse jam shumë e bukur”, Eiza Gonzalez gjendet mes kritikave pas deklaratës së bujshme

Aktorja spanjolle, Eiza Gonzalez është në qendër të kritikave.

Arsyeja është bërë një deklaratë e saj ku shprehej se nuk i ofronin role në aktrim për shkak se është shumë e bukur.

Megjithatë, fansat nuk mendojnë kështu dhe këmbëngulin se ajo nuk është aq e mirë në punën e saj pavarësisht se ka luajtur në disa filma të njohur.

Mes kritikave nga intervista e saj, aktorja përdori rrjetet sociale për t’u sqaruar.

“Të heqësh gjërat jashtë kontekstit është e trishtueshme. Asnjëherë nuk kam thënë që jam shumë  e bukur dhe nuk kam marrë role. Unë po bëja një vëzhgim dhe po thosha se ka pasur një stereotip ndaj grave latine për vite me radhë në industrinë tonë dhe dalëngadalë ky stereotip po largohet dhe fjalët që i bashkëngjiten një gruaje si vetëm të bukur për t’i përcaktuar ato sikur kjo të ishte e vetmja karakteristikë që i përcakton”, ka shkruar ajo.

Story i mëparshëm

Konkursi në Policinë e Shtetit, përfundojnë dy fazat e para të procesit, javën e ardhshme jepet testimi i fundit

Story i radhës

Gjimshiti flet para sfidës me Kilin: Do të japim maksimumin tonë

Të fundit nga