Nuk kishte biletë për ndeshjen, përgjegjësi i stadiumit dhunon qytetarin në Berat

March 6, 2023
1 minut lexim

Bileta e ndeshjes në stadiumin “Tomorri”  është për shkak për një sherr të dhunshëm në Berat. Policia e Beratit njofton se përgjegjësi i stadiumit është konfliktuar me një qytetar. Ky i fundit ka tentuar të futet në stadium pa biletë dhe ka hasur në kundërshtimin e përgjegjësit.

Konfikti ka degarduar në dhunë fizike duke bërë që qytetari të lëndohet. Shtetasi S. K. është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Berat

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasi filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shumica e francezëve mendojnë se biletat për Olimpiadën “Paris 2024” janë shumë të shtrenjta

Story i radhës

Abdixhiku në Prekaz: Rrugëtimi i Kosovës qëndron mbi sakrificën e familjes Jashari

Të fundit nga

ShkoLartë