Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi pamjet e një sulmi të befasishëm ndaj një tanku rus në lëvizje, i cili detyroi ushtarët e Putinit të tmerruar të braktisnin automjetin dhe të arratiseshin në këmbë.
I gjithë sulmi u kap nga kamera, e cila tregon Brigadën e 93-të të Mekanizuar vdekjeprurëse të Ukrainës duke shkatërruar një T-80BV ruse.
Mendohet se forcat ukrainase mund të kenë përdorur raketën antitank të furnizuar nga SHBA, FGM-148 Javelin, në sulmin që u zhvillua në lindje të Ukrainës.
Pamjet, të kapura nga një dron, tregojnë momentin kur raketa godet tankun në lëvizje. Një pamje nga afër e tankut tregon një ushtar që hidhet nga tanku, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ndodh më pas me të.
“Nuk ka shpëtim nga Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ukrainës!”, shkroi në një postim në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Shikoni videon duke klikuar KËTU!