“Nuk kemi ardhur këtu për t’u eliminuar në çerekfinale”

December 5, 2022
1 minut lexim

Mesfushori i kombëtares angleze Deklan Rajs shprehet i kënaqur me rrugëtimin e deritanishëm të “3 luanëve” në botërorin e Katarit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Geret Sauthgejt është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të luajë ndaj kampionëve në fuqi të Francës.

“Na kanë nënvlerësuar, gjithnjë ka ndodhur kjo gjë, por këtë vit është ndryshe. Mendoj se ekipet e tjera duhet të nisin të na kenë frikë, pasi nuk kemi ardhur deri këtu për t’u eliminuar në çerekfinale.

Jemi një ekip i madh, por nuk na japin meritat që na takojnë. Nuk na vlerësojnë njësoj si Argjentina, Brazili apo Franca. Thonë që ato janë favorite, por gabojnë. Gjithsesi, në fushë ndaj Francës do të tregojmë se jemi edhe në aty për titullin”, u shpreh Deklan Rajs.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Rriten sulmet kibernetike ruse ndaj institucioneve në Itali

Story i radhës

Tirana monitorohet nga ajri, masa të shtuara sigurie në prag të samitit të BE

Të fundit nga

ShkoLartë