nuk kane te ndalur d2abudite dhe sjelljet qesharake ne shqiperi 61f52483b4def

Nuk kanë të ndalur ҫuditë dhe sjelljet qesharake në Shqipëri

January 29, 2022
1 minut lexim

Nuk kanë të ndalur ҫuditë dhe sjelljet qesharake të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor që po zhvillojnë Shoqatat Rajonale në kuadër të zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumit Luftëtari.

Përtej konfirmimit dhe dakortësisë së dhënë pak ditë më parë për ta zhvilluar këtë Asamble në shtëpinë e futbollit gjirokastrit, sot gjithҫka në mënyrë “të papritur” u ndryshua dhe u vendos të mbyllen dyert me pretendimin qesharak se nuk kanë njoftim në lidhje me këtë Asamble.

Prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit.  Tentativat kanë qënë të vazhdueshme në formë nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor.

Përtej dëshirës së shprehur nga institucionet shtetërore për të dështuar Asamblenë e SHRF Gjirokastër, ne besojmë se futbolli ashtu si edhe në shumë qytete do të arrijë t’i japë përgjigjen më të mirë politikës, shkruan në faqen e FSHF-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

meta nostalgjik per korcen ah sikur te isha sot atje 61f52447128a2
Story i mëparshëm

Meta nostalgjik për Korçën: Ah sikur të isha sot atje

pamje policia kryen kontrolle ne 347 lokale konstatohen nje sere shkeljesh 61f52f12b4b47
Story i radhës

(PAMJE) Policia kryen kontrolle në 347 lokale, konstatohen një sërë shkeljesh

Të fundit nga

ShkoLartë