Nuk kanë fund telashet për aktorin e njohur, bie sërish në prangat e policisë

1 minut lexim

Aktori amerikan Ezra Miller është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një grua në Hawaii.

Ylli i “Fantastic Beasts” hodhi një karrige në drejtim të gruas, duke e dëmtuar në ballë. Ai është arrestuar për sulm të shkallës së dytë në një pronë private në Big Island.

Është hera e dytë që 29-vjeçari arrestohet në javët e fundit. Departamenti i Policisë së Hawait tha se aktori ishte “inatosur” përpara se të hidhte karrigen. Muajin e kaluar, ai u arrestua në një bar në Hawaii pasi dyshohej se ka pasur një përplasje me disa persona të tjerë.

29-vjeçari u akuzua për sjellje të papërshtatshme. Siç shkruanin mediat e huaja, ai ishte irrituar nga disa njerëz që po këndonin karaoke. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët e Milanit në revoltë

Story i radhës

Senatorja amerikane dëshpërohet dhe nuk pajtohet me Dodikun

Të fundit nga