nuk kam qene kurre jobesnik ndaj saj alvaro morata thyen heshtjen zbulon arsyen e vertete te ndarjes me partneren 66c2679c57303

“Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj”/ Alvaro Morata thyen heshtjen, zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me partneren

August 18, 2024
1 minut lexim

Të hënën e kaluar doli në dritë një lajm që befasoi shumë njerëz. Álvaro Morata dhe Alice Campello konfirmuan ndarjen e tyre përmes rrjeteve sociale, pas 8 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve të sjellë në jetë si çift.

Rrjetet sociale janë mbushur me komente, dhe pretendohet se ka pasur një lloj tradhtie nga ana e lojtarit të Milanit, diçka që sulmuesi iberik e ka mohuar kategorikisht për gazetarin Javier de Hoyos: “Është diçka e rreme. Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime”.

Futbollisti nga Madridi ka folur në programin e TVE, “De Corazón”, ku ka siguruar se vendimi është marrë: “Jam shumë i qartë, marrëdhënia jonë si çift ka mbaruar… Ruajmë një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e 4 fëmijëve tanë, edhe pse nuk ka kthim prapa”.

Sulmuesi i Milanit ka siguruar se ai është “shkatërruar” dhe se vendimi për të prishur marrëdhënien ishte i përbashkët:

“Të dy ishim të qartë se preferonim ta ndërprisnim marrëdhënien si çift”.

Pak ditë më parë u përfol se çifti ishte ndarë për shkak se kishin shumë debate, por tani Morata ka zbuluar një tjetër arsye të ndarjes: “Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një zhvendosje tjetër. Unë, sikurse e dini, zgjodha Milanin për ta vazhduar karrierën”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dinamo fiton ndaj fushe kosoves prishtina e re e vjosa startojne me pike te plota 66c26726b78fc
Story i mëparshëm

Dinamo fiton ndaj Fushë Kosovës, Prishtina e Re e Vjosa startojnë me pikë të plota

cka parasheh strategjia per drejtesine tranzicionale ne kosove 66c2688cebf87
Story i radhës

Çka parasheh strategjia për drejtësinë tranzicionale në Kosovë?

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë