nuk kam konflikte me asnje cfare deklaroi nazmi bandula dy vite me pare kur i vune tritol ne makine 62553604311b1

“Nuk kam konflikte me asnjë”/ Çfarë deklaroi Nazmi Bandula dy vite më parë kur i vunë tritol në makinë

April 12, 2022
1 minut lexim

Nazmi Bandula, 55-vjeçari që mbeti i vdekur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Rus” të Shkodrës, ishte emër i njohur për policinë.

Në dhjetor të vitit 2020, atij iu vendos një sasi ë konsiderueshme e dyshuar si tritol, ndërsa autorët nuk u kapën kurrë.

Asokohe, viktima deklaroi në polici së nuk kishte konflikte  me asnjë dhe nuk e kishte idenë se kush e kishte vendosur sasinë e tritolit në fouristradën e tij.

Ngjarja mbeti e pazbardhur sepse nuk kishte kamera rreth shtëpisë.

Mirëpo sot, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në Shkodër, ai u qëllua me armë zjarri nga një automjet që ishte në lëvizje, dhe nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marrë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kreh zonën për kapjen e autorit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

boterori i femrave shqiperia perballet me armenine ne udhetim 625536006afd2
Story i mëparshëm

Botërori i femrave/ Shqipëria përballet me Armeninë në udhëtim

vrasja e hendbollistit kroat ne shkup prokuroria deklarohet per videon qe qarkullon ne rrjete sociale 6255422ce2c7e
Story i radhës

Vrasja e hendbollistit kroat në Shkup, Prokuroria deklarohet për videon që qarkullon në rrjete sociale

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë