Nuk ka zgjidhje për deponitë, mbeturina e djegie gjithandej!

October 2, 2024
min lexim

Shkup, 2 tetor – Qytetarët e vendit krahas vështirësive tjera me të cilat përballen duhet të thithin edhe ajrin e ndotur e të shohin mbeturina të grumbulkluara vend e pa vend. E kjo krejt si pasojë e mos interesimit të institucioneve përgjegjëse vendi ngulfatet nga deponi të shumta ilegale. Deponia në Nikushtak vazhdon të jetë e hapur për hedhjen dhe djegien e mbeturinave, edhe pse përreth rrugës është vendosur gardh prej llamarine. Rrethoja është vendosur por është lënë një hapësirë e vogël, sa për të hyrë kamioni i komunës së Likovës, për të derdhur mbeturinat që mbledhë nga të gjitha fshatrat, shkruan Zhurnal.

Rrethoja nuk kryen punë, vazhdon hedhja dhe djegia e mbeturinave në Deponinë e Nikushtakut –

Deponia në Nikushtak vazhdon të jetë e hapur për hedhjen dhe djegien e mbeturinave, edhe pse përreth rrugës është vendosur gardh prej llamarine. Rrethoja është vendosur por është lënë një hapësirë e vogël, sa për të hyrë kamioni i komunës së Likovës, për të derdhur mbeturinat që mbledhë nga të gjitha fshatrat e kësaj komune. Ndonëse Komuna e Likovës disa herë ka kërkuar dislokimin e kësaj deponie, kjo nuk u është lejuar nga Ministria e Ambientit Jetësor. E për të vendosur pak rend, kryetari i komunës së Likovës thotë se kanë angazhuar një person i cili do të qëndrojë gjatë ditës si kujdestar. Paralajmëron edhe vendosjen e kamerave.

“Vendosëm rrethojën përreth rrugës regjionale. Vendosëm një person i cili do të qëndrojë si kujdestar gjatë ditës. Kemi edhe disa njerëz të papërgjegjshëm të cilët nga veturat hudhin mbeturina të ndryshme dhe pastaj shkaktojnë dëme të ndryshme dhe kamera të sigurisë të cilat 24 orë. Kamerat ende nuk janë vendosur akoma, por duhet të vendosen që do të kujdesen për sigurinë më të madhe”, tha kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi në TV21.

Arifi shton se zgjidhja më e mirë është që të ndërtohet fabrika për reciklim në Kriva Pallankë, projekt që është nisur që në vitin 2018.

“Ideja që ishte në vitin 2018 sa do të mund të realizohet është tjetër punë. Në nivel të regjionit të bëhet zgjidhje adekuate, të ndërtohen fabrika për reciklim dhe ky vend të shërben vetëm si trafostacion dhe besoj që ajo është zgjidhje e përhershme”, shtoi Arifi.

Kujtojmë që, deponia në Nikushtak dekada me radhë paraqet bombë ekologjike për banorët e fshatrave, Orllancë, Majancë, Nikushtak, Haraçinë e Grushinë, edhe përkundër faktit se shumë herë janë dhënë premtime për zgjidhjen e kësaj çështje.

Mjedisi, shëndetësia e arsimi janë po të së njëjtës rëndësi-

Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.

E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. E tani më e kemi edhe Parkun Kombëtar të rrethuar me deponi por që nuk po pastrohen sepse sipas ministres së Mjedisit qytetarët i mbushin sërish. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Microsoft investon 4.3 miliardë euro në infrastrukturën AI dhe cloud në Itali

Story i radhës

Ky është aktori që do të jetë banor i Big Brother VIP Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë