Nuk ka vonesa për hyrje-dalje në vendkalimet kufitare të RMV-së, komunikacioni zhvillohet pa probleme

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në raportin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM).

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Story i mëparshëm

Taylor Swift dhe Travis Kelce shihen në Malibu pas kthimit nga pushimet

Story i radhës

Testi i dytë për Kombëtaren/ Shqipëria ndryshon pas humbjes me Kilin! Ja si mund të luajë kundër Suedisë

Të fundit nga