Nuk ka të lënduar nga djegia e autobusit në Hajvali.
Një autobus është djegur sot në rrethana ende të pasqaruara në Hajvali të Prishtinës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme material”, tha Ahmeti.