“Nuk ka shanse” për të gjetur të mbijetuar, numri i të vdekurve në Vinnytsia rritet në 17

Të paktën 17 persona janë vrarë pasi raketat ruse goditën qendrën e qytetit ukrainas Vinnytsia, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, përcjell Bota sot.

Vinnytsia shtrihet rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas Kiev dhe është larg nga vijat kryesore të frontit në Ukrainën lindore dhe jugore.

“Fatkeqësisht, ndoshta nuk ka asnjë shans për të gjetur dikë që mbijetoi (nën rrënoja),” tha një zyrtar i lartë i shërbimit rajonal të urgjencës për televizionin ukrainas.

Në një koment në Twitter, Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë për kryerjen e “një krimi tjetër lufte”.

“Ne do të gjykojmë kriminelët rusë të luftës për çdo pikë gjaku dhe loti ukrainas”, shkroi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amber Heard ‘humb’ sërish ndaj Johnny Depp

Story i radhës

4 funksionalitete të kamerës së iPhone 13 që duhet ti dini

Të fundit nga