nuk ka rast shendetesor klekovski ve ne dyshim pretendimet mjekesore te iva mihailloves 6acf92fdd51ac

“Nuk ka rast shëndetësor“ – Klekovski vë në dyshim pretendimet mjekësore të Iva Mihaillovës

October 14, 2026
1 minut lexim

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, arratisja e Iva Mihaillovës në Bullgari lidhet me ardhjen e konsiliumit mjekësor bullgar në Maqedoni, i cili, sipas tij, do të duhej të verifikonte pretendimet e saj së bashku me mjekët maqedonas.

Klekovski thotë se do të udhëtoj në Sofje dhe do të bisedojë me Ministrinë e tyre për këtë çështje, sepse, në thelb, aty nuk ka një rast shëndetësor.

Ndërkohë, kundër Iva Mihailovës po zhvillohet një proces gjyqësor në Gjykatën e Koçanit lidhur me një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Arratisja ndodhi për shkak të ardhjes së konsiliumit bullgar këtu. Ai duhej që, së bashku me mjekët maqedonas, të verifikonte pretendimet e personit në fjalë. Mendoj se atëherë do të dilte në pah se si qëndrojnë realisht gjërat. Unë do të udhëtoj në Sofje dhe, natyrisht, do të bisedoj me Ministrinë e tyre për këtë çështje, sepse, në thelb, aty nuk ka një rast shëndetësor”, tha Klekovski.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarrfikesit ne pulse gjeten hyrjen te bllokuar nga njerezit e ngecur dhe sistemin kunder zjarrit jashte funksionit 6acf8ca1e5981
Lajmi i mëparshëm

Zjarrfikësit në “Pulse” gjetën hyrjen të bllokuar nga njerëzit e ngecur dhe sistemin kundër zjarrit jashtë funksionit

Të fundit nga

ShkoLartë