“Nuk ka qenë kurrë kështu!” Bumçi: Sot Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia

“Rama degradoi institucionet” ky është qëndrimi që mban anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi pak minuta pasi në Kuvend Bajram Begaj u votua për president me 78 vota pro, 4 kundër e 1 abstenim në një intervistë në studion e Ora News me gazetarin Everest Dedaj.

Bumçi tha se nuk pati proces për zgjedhjen e presidentit

Aldo Bumçi: “Nuk ka qenë kurrë kështu. Të gjitha pushtetet në dorë të Edi Ramës. Sot Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991 dhe një hap i vogël drejt normalitetit që të ruante një ekuilibër do të ishte që presidenti ta zgjidhte opozita. Patjetër që duhej të ishte tryezë, por duhej ta zgjidhte opozita sin ë 2002. Jemi në situatën ku një person ka kapur gjithçka dhe vetëm rezistenca qytetare dhe e opozitës mund ta rikthejë normalitetin

Pyetje: Po çfarë dallimi ka me atë të Berishës kur zgjodhi Bujar Nishanin?

Aldo Bumçi: Bujar Nishani u vlerësua nga të gjithë, ndërsa në këtë proces nuk pati emra. Ne nuk dimë cilët janë qëndrimet publike të tij.  

Pyetje: A e gjeti dhe ky proces një opozitë pa busull

Aldo Bumçi: Kësaj radhe opozitë o ka busull o nuk ka pasur kurrë. Tregoi se ka vullnet, maturi politike. Një opozitë që është pa zyra pa lekë por e drejton maturia. Rreth kësaj opozite do të ndërtohet revoltë e madhe dhe ai ka frikë. Ku ka opozitë ka shpresë. Beteja jonë do të jetë me Edi Ramën dhe nuk do të lëmë energji pa shfrytëzuar për të fituar shumicën e bashkive në zgjedhjet e ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më 13 qershor hapet pishina e Gërmisë, nuk është bërë asnjë investim, çmimet nuk lëvizin

Story i radhës

Ecja e shpejtë ju shton deri në 16 vjet jetë

Të fundit nga