Trangujt, qepa, specat dhe domatet të gjitha këto perime janë të sigurta për t’u ngrënë, pohon drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski.
Ai i mohon akuzat e Cvetan Tripunovskit, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ujërat në VMRO-DPMNE, i cili tha se gjatë kontrollit të këtyre perimeve ka pasur prani të shtuar të pesticideve.
Ai shpjegoi se gjatë importit, kur bëhen kontrolle, nëse konstatohen dërgesa që nuk janë në rregull, ato vihen nën vëzhgim. Shembulli i fundit që tregoi një rezultat pozitiv për mbetjet e pesticideve ishin portokallet e importuara nga Egjipti, por nuk u lejuan fare të hynin në qarkullim, tha Babovski.
Përhapja e panikut dhe alarmit të rremë është krim. Të gjitha këto rezultate, të cilat i referohen mbetjeve të metaleve ose pranisë së metaleve të rënda, janë të gjitha rezultate negative. Nuk e di se cili ka qenë qëllimi për të përhapur panik te qytetarët me rezultate negative. Duket se gjatë konferencës dikush ka gënjyer dikë. Nëse shikoni rezultatet, dikush ka përzier mikrogramë dhe miligramë. Të gjitha janë brenda sasive të lejuara, tha Nikollçe Babovski, drejtor i AUV.
Burimi: TV21