“Nuk ka lidhje” përgjigjet Taravari kur pyetet për borxhin e komunës (VIDEO)

November 7, 2022
1 minut lexim

Borxhi i Komunës së Gostivarit ishte tema cila u bë publike nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët kerkuan një raport më të detajuar për harxhimet e shtuara të Komunës e të cilat po kontribuojnë rrjedhimisht ne rritjen e borxhit.

Komuna e Gostivarit fundin e tremujorit të tretë e përfundon me një borxh prej 7.812.000 euro, duke e rritur borxhin për mbi 300.000 euro vetëm për tre muaj.

Komuna e Gostivarit është renditur në vendin e 9-të sipas shumës së detyrimeve.

Vetëm borxhi i NPK “Komunalec” – Gostivar, arrin në në 3.300.000 euro.

NP për parkingje publike ka borxh prej 65.500 euro si dhe NP “Komunalec” – Gostivar ka fatura të papaguara në shumë prej 1.200.000 euro.

I pyetur së fundmi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Travari lidhur me borxhin e Komunës, ai pohoi se borxhi kap shifrën 7 milion, mirëpo sipas tij kjo punë nuk është aq me rëndësi pasi deklaroi se “Nuk ka lidhje”!

https://www.facebook.com/watch/?v=442750037812038

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grida Duma lë mandatin e deputetes për të nisur një emision në televizion?

Story i radhës

7 ushqimet që shkaktojnë akne

Të fundit nga

Стружанец ќе вози Мерцедес Бенз Е220д, освоен е премиум ЏЕКПОТOT на Видеолотарија

Играч од Струга  ја освои празничната ВЛТ добивка  на Видеолотарија Касинос Австрија, ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ. Тој како најсреќен играч, ќе го вози фантастичниот МЕРЦЕДЕС БЕНЗ Е 220 Д. Празничната ВЛТ џекпот добивка на
ShkoLartë