“Nuk ka kufij më për ëndrrat tona” – Bujar Osmani: Presidenti shqiptar, inspirim për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Bujar Osmani tha se duhet thyer të gjitha barrierat që janë vendosur që siç tha, jo vetëm ato fizike por edhe ato të cilat i kanë krijuar në kokat tona, transmeton TV21.

Osmani tutje shtoi se thyerja e këtyre barrierave nuk bëhet vetëm me liderët e Frontit dhe kërkoi nga qytetarët që këtë ta bëjnë së bashku, ndërkaq tha se zgjedhja e presidentit shqiptar do të jetë inspirim për fëmijët e të gjitha komuniteteve pa dallim.

“Ju ftoj që 24 prillin ta bëjmë ditë historike. Zgjedhja e presidentit të parë do të bëhet inspirim më i madh për secilin fëmijë tuaj i cilit do komunitet qoftë, se nuk ka kufij më për ëndrrat tona, se nëse munda unë të bëhem President i Republikës, mundet secili të ëndërrojë gjithçka dhe të realizojë atë”, tha Osmani.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti takon nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit e Leposaviqit- bisedojnë për situatën aktuale në katër komunat

Story i radhës

Kuvend, Manja: Lehtësohet procedura e cerfikimit për “Përkthyesit zyrtar”

Të fundit nga