Nuk ka futboll në Çair, ndeshja pezullohet!
Lajmet e fundit nga stadium në Çair thonë se ndeshja nuk do të zhvillohet, pasi që futbollistët dhe drejtuesit e dy skuadrave, por edhe zyrtarëve të kësaj përballje, u tërhoqen në dhomat e zhveshjes.
E gjithë kjo për shkak të kushteve paraprake dhe situatës kaotike në stadiumin në Çair, ku nuk mund të garantohet siguri për futbollistët në terren, por edhe me vendim të delegatit të ndeshjes i cili pezulloi këtë sfidë.
Në ditët në vijim do të vendoset se a do të vazhdohet kjo përballje pa prezencën e publikut ose në mënyrë administrative, Shkëndija do të kalojë në gjysmëfinale.