​Nuk ka fitues në ballafaqimin Shqipëri U21-Kosovë U21

1 minut lexim

Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur baras në ndeshjen përmbyllëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2023 dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Kosova kaloi e para në epërsi në minutën e 32-të dhe realizues i golit ishte Erolind Krasniqi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Epërsia e Kosovës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht deri në minutat shtesë të ndeshjes kur Flamur Ruçi shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të.

Në Grupin G, Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Shqipëria e pesta me 10 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrasja e pazakontë në Japoni, gjyshi që vuan nga Alzhajmeri mbyti nipin – nuk i kujtohet si e ka bërë

Story i radhës

Pasojat negative të emocioneve të ndrydhura

Të fundit nga